Ne jemi SME Albania. Mbështesim sipërmarrësit shqiptarë. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e SME-ve në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë shqiptare, prandaj përpiqemi t’u japim atyre mbështetjen e nevojshme.

KATEGORITË

Cikli i jetës së një biznesi

Fonde per NVM

Certifikimi ISO

Eksporti

Pronesia Industriale

 

 

 

 

MENTOR

Eksperte në fushën e Marketingut

Ina Xhakollari është eksperte e marketingut digjital dhe themeluese e agjencisë Rroke.al. Me më shumë se 7 vite përvojë në fushën e marketingut, ajo është e specializuar në ndërtimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut digjital që ndihmojnë bizneset të rrisin dukshmërinë, angazhimin dhe performancën e tyre online. Gjatë karrierës së saj, Ina Xhakollari ka punuar me biznese të ndryshme, duke ofruar zgjidhje të personalizuara në menaxhimin e rrjeteve sociale, fushata digjitale, branding dhe komunikim online. Ajo njihet për qasjen strategjike, kreative dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.

xhakollari.ina@gmail.com

Nderkombetarizimi I SME-ve dhe gjetja e partnereve

Daniel Guçe është ekspert i zhvillimit te SME-ve si dhe drejtor programi i “Akademisë së SME-ve” pranë SME Albania. Z.Guçe është PhD (kandidat) në Universitetin e Craiova, Rumani, Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit. Z.Guçe ka kontribuar vazhdimisht në hartimin e dokumenteve apo studimeve lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrjeve dhe ndërkombëtarizimit të tyre.

guce.daniel@gmail.com

Konsulente biznesi në fushën juridike

Elena Borici është konsultente biznesi në fushën juridike. Znj.Borici është anëtare në Këshillin Mbikqyrës të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Për një periudhë 4-vjecare, 2015-2019, ka qenë konsulente ligjore në shoqëritë Deloitte Albania dhe Deloitte Legal shpk.

 

eborici7@gmail.com

Certifikimi ISO

Eneriko Hajdaraj është konsulent biznesi prej 7 vitesh dhe ka asistuar sipërmarrjet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për zhvillimin e qëndrueshëm duke implementuar sisteme manaxhimi dhe implementimin me sukses të standardeve ndërkombëtare ISO. Z.Hajdaraj është trajner dhe mentor i çertifikuar për nxitjen dhe zhvillimin e aftësive ndërpersonale të sipërmarrësve dhe mban titullin lead auditor i akredituar për sistemet e manaxhimit.

hajdarajeneriko@gmail.com

logot

Specialiste projektesh dhe Integrimi në BE

Anisa Hysesani është eksperte e menaxhimit të projekteve dhe shkrimit të aplikimeve për grante, me mbi 15 vite përvojë në fushën e kërkimit shkencor, koordinimit të projekteve dhe trajnimit. Ajo është lektore, kërkuese shkencore si dhe specialiste projektesh dhe e integrimit. Ka kontribuar në projekte të financuara në nivel kombëtar dhe nga BE-ja.

hysesani.anisa@gmail.com