Shumëkush nuk beson në teorine ” tja nisësh nga zero” në biznes. Andi, djali nga Fieri, e ka kthyer riciklimin në sipërmarrje duke realizuar objekte të ndryshme funksionale apo vepra arti. Andi i ripërdor materialet e riciklueshme duke i kthyer ato në objekte dekori apo arti.
Disa nga materialet që mund të punohen apo gjenden me lehtësi janë:
1. Tapat e verës, plastikës , birrës etj.
2. Letra, kartoni apo fjongot e vjetra.
3. Makaronat, orizi, etj.
Biznesi i riciklimit përveçse fitimprurës është një ndjenjë e madhe duke ditur se je duke dhënë një ndikim pozitiv në mjedis shprehet Andi.
Ideja e Andit është të angazhojë persona me aftësi të kufizuara dhe të punojë me ata duke e parë më shumë si një biznes social se sa fitimprurës në të ardhmen.
Tapat e plastikës dhe birrës mund të ripërdoren jo vetëm për dekor , por edhe për të mbajtur më pastër ambientin pasi të dyja duan shumë kohë për tu shpërbërë në natyrë.