Ferma Amalthia u krijua në vitin 2015 me një kapacitet total prej 1,800 kokë dhi. Në fermë mbarështohen kryesisht raca dhish të huaj si dhia Alpine apo Murci spanjolle por gjithashtu dhe dhia e Hasit.
Kapaciteti aktual i fermës është 400 kokë dhi me një prodhim ditor qumështi gjatë gjithë vitit 200-250 lt në ditë. Sfida kryesore në menaxhimin e fermës është ushqimi organik me të cilin po ushqehen dhitë dhe përmirësimi i tij drejt ushqimit natyral. Si rrjedhojë e saj dhe nënproduktet e qumështit të dhisë që gjithashtu nuk përmbajnë asnjë lloj konservanti, janë bio.
Në 2017 është filluar me prodhimin e nënprodukteve nga qumështi i dhisë, si fillim me 5 lloje të ndryshme djathi dhe 22 shije të ndryshme të tij. Së shpejti do të prodhohet kos i freskët, ai me fruta dhe gjalpi.
E veçanta e produkteve të djathërave që prodhohen është tek kombinimi i produkteve shqiptare të ndryshme në përbërjen e djathit dhe gërshetimi i formulave tradicionale të bërjes së djathit me këta ingredient. Do të cilësonim djathin me reçelin e frutave te egra te Malësisë, luleshtrydhja, manaferra dhe boronica e alpeve tona, djathin me tartufin e zi i cili kultivohet në Gjirokastër me recetat e vjetra të bërjes se djathit në Konispol apo djathin me lulen e shafranit të Dumresë apo djathi i staxhionuar në vajin e ullirit Kaliniot etj.
Siç dhe nënkuptohet një pjesë e produkteve të freskëta kanë një afat përdorimi jo më shumë se 3 ditë.