Pjesa dërrmuese e studimeve tregojnë se frika më e madhe e njerëzve është të folurit në publik. Në ShBA,74% e burrave dhe grave vuajnë nga ankthi i podiumit dhe fjalimit përballë të tjerëve – kjo është një shifër 3 në 4 njerëz.
Po ti, a ndjen stres kur duhet të prezantosh idenë tënde përballë auditorit?
A ndihesh në siklet kur përpara se të ngjitësh podiumin, mendon se nuk ke aftësitë për të qenë bindës tek dëgjuesit?
iACT është studioja e parë në Shqipëri e specializuar në aktrim dhe të folurën në publik.
iACT është themeluar nga aktorja, regjisorja dhe trajnerja Arjeta Dhima.
iACT ka pregatitur menaxherë, poitikanë, studentë e nxënës të çdo moshe si folës të suksesshëm.
iACT u vjen në ndihmë të gjithë të pasionuarve të aktrimit të cilët nuk kanë patur mundësinë e ndjekjes së Universitetit të Arteve. iACT i jep mundësinë e zhvillimit të talentit skenik çdokujt që artin e sheh më tepër se angazhim të rëndomtë. iACT synon të fuqizojë në shoqëri kulturën e skenës dhe të personazhit.
iACT operon përmes metodave individuale me çdo person – në përputhje me nevojat dhe veçoritë unike.
iACT mban në vijimësi standarded më të larta të përgatitjes profesionale skenike.
Përfitimi i iACT është individi i suksesshëm në skenë e në podium.