Ekonomia në vendin tonë është rritur 3.2% në vitin 2016 sipas Bankes Boterore në raportin ” Tregtia ne Tranzicion”. Investimet private në dy projekte të mëdha të energjisë të financuara nga kapitali i huaj – gazsjellësi Trans-Adriatik dhe një hidrocentral – dhe një rimëkëmbje në konsumin privat e nxitën këtë rritje. Rritja e konsumit privat u nxit nga përmirësimet në punësim dhe lehtësimi i kushteve të kredisë. Eksportet neto kontribuan pozitivisht në rritje, të mbështetura nga shërbimet e turizmit, që u zgjeruan me 25.4 për qind”.
Sipas BB, ecuria ekonomike e Shqipërisë pritet të përmirësohet në periudhën afatmesme. Rritja parashikohet në 3.5 përqind gjatë 2017-18 dhe pritet të rritet më tej në 3.8 përqind në 2019.
Ndërsa ekonomia vazhdon të përshpejtohet dhe tregjet e punës përmirësohen, priten përfitime të mëtejshme në uljen e varfërisë, thekson BB