“Ngri një sipërmarrje që të fal emocione positive ” ky eshte motivi i Hënës , vajzës 26 vjeçare nga qyteti i Beratit. Ajo i mëshon fort faktit që cdo i ri i cili ka një ide të veçantë biznesi të frymëzohet e të bëhet pjesë e një sipërmarrje të re.
E diplomuar për Financë, krahas punës rutinë në zyrë ajo merret me punime artizanale të ndryshme, prej të cilave mund të veçojmë:
Telajo në miniaturë, që janë piktura të punuara imtësisht, me dorë kryesisht me qytetet e Shqipërisë. Ky produkt vjen në formën e suvenirit.
Bizhuteri të qëndisura me dorë, që kryesisht iu dedikohen femrave.
Çertifikata me të dhënat e fëmijës, e qëndisur me dorë, një dhuratë kjo shumë e dashur për prindërit e rinj.
Abazhurë të personalizuar, tabaka druri, foto dhe pamje të punuara në dru, orë muri me material druri të personalizuara etj.
Skluptura të personalizuara (Casting hands), që janë një zhaner krejt i ri në Shqipëri.
Të gjitha produktet e “Luna Art” fokusohen tek personalizimi i produktit, një element ky krejt i veçantë që vjen si kërkesë e klientëve. Synimi i këtij biznesi të ri është të zhvillohet më tepër në tregun shqiptar dhe të jetë pjesë e panaireve ndërkombëtare.
Një shprehje thotë se kur ti dëshiron diçka, i tërë Universi komploton për të të ndihmua që ta arrish atë dhe “Luna Art” është një frymëzim për shumë të rinj të tjerë që duan të kenë një biznesin e tyre.