Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” organizoi Akademinë e SME-ve 2022 me temë “𝗧𝗿𝗲𝗴𝘁𝗶𝗮 𝗢𝗻𝗹𝗶𝗻𝗲 – 𝗦𝗳𝗶𝗱𝗮𝘁 𝗲 𝗦𝗠𝗘-𝘃𝗲”. Një trajnim intensiv 3-ditor në qytetin e Durrësit, për sipërmarrjet shqiptare duke patur parasysh periudhën e pandemisë “Covid-19” dhe kushtet qe diktoi për zhvillimin e ekonomisë, ku tregtia dhe teknologjia online u kthyen në parakusht mbijetese, por dhe suksesi. Sigurisht që të rinjtë dhe idetë e tyre janë pararojë e çdo ndryshimi.
20 përfaqësues dhe themelues të SME-ve u pajisën me njohuritë bazë lidhur me temat:
Inovacioni dhe tregtia elektronike;
Modeli i biznesit i tregtisë elektronike;
Pronësia industriale dhe regjistrimi i markës tregtare;
Bazat e tregtisë elektronike;
Promovimi i tregtisë elektronike dhe rrjetet sociale;
Shërbimi i klientit, kanalet e shitjes dhe shpërndarjes;
Mënyra e kryerjes së pagesave.
Përgjatë 19-20-21 Nëntorit, një sërë lektorësh dhe ekspertësh, tejet profesionalisht ndanë eksperiencat e tyre me sipërmarrësit e rinj, dhe i inkurajuan ata në rrugëtimin e biznesit të tyre.
𝗧𝗲𝗺𝗮𝘁 e trajnimit u prezantuan 𝗻𝗴𝗮:
Dritan Mezini
Afrim Osmani
Shkelzen Marku
Maria Solis
Gerti Boshnjaku
Tomi Kallanxhi
Valer Pinderi
Idlir Ahmati
Në ditën e fundit, sipërmarrësit u organizuan në grupe duke krijuar modele virtuale biznesi,mbi të cilin aplikuan të gjitha njohuritë e përfituara gjatë trajnimit.
Trajnimi u mbyll me prezantimin e modelit simulues nga secili grup, dhe shpërndarjen e certifikatave nga themeluesit e “SME Albania”dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Konrad Adenauer”.
Akademia e SME-ve 2021 u mbështet nga Fondacioni “Konrad Adenauer”