Të kenë një mirëmenaxhim financiar dhe formulim të strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet. Këto do të jenë pikat bazë që po përcillen për sipërmarrësit me nisjen e Akademisë Verore për SME.
Asetila Köstinger, eksperte ndërkombëtare për SME-të, shprehet, se bizneset kanë shumë nevojë të përvetësojnë njohuri të reja teorike dhe praktike, në mënyrë që të përshtaten me ndryshimet, të jenë sa më konkurrues në tregun vendas dhe të huaj.
“Programi i akademisë verore të SME-ve konsiston në tre baza. Baza e parë është optimizimi i procesit të biznesit, pra si firmat bëjnë biznes që të jenë efektive dhe efikase. E dyta është edukimi në biznes, pra njohuritë e përgjithshme që duhet të kenë mbi biznesin, që nga financa, menaxhimi i parave, parashikimi i shitjeve, etj. Dhe e treta është komunikimi me tregun, pra komunikimi i marketingut: këto produkte inovative si t’i shesim, si të jemi më kompetitivë dhe çfarë komunikimi të bëjmë me klientin.
Është mënyrë tjetër mësimdhënieje, mënyrë e re, jo frontal, por formësim i përfshirë. Do të mundohemi që të gjitha SME-të të sjellin edhe rastet e tyre konkrete që t’i përpunojmë tematika të ndryshme, sidomos tek inovacioni, ose te marrëdhëniet e burimeve njerëzore, ose te temat e tjera që do të trajtohen”, u shpreh Asetila Köstinger.
“Akademia verore e SME-ve”, do të jetë aktive për 6 ditë në Tiranë, por përfshin pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga i gjithë vendi. Sipas organizatorëve, ky është hapi i parë, por që do të pasohet më të tjera duke u fokusuar edhe në fusha apo sektorë më specifikë, të cilët kanë nevojë biznesi. Aktualisht SME-të zënë rreth 90 % të ndërmarrjeve aktive në vend.
Fushat e edukimit |
Standardet – cilësia, shëndeti dhe siguria, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, inovacioni; |
Parashikimi i shitjeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, aksesi në financim, menaxhimi i burimeve njerëzore; |
Inteligjenca e marketingut, marrëdhëniet me klientët, rrjetëzimi, menaxhimi i mediave sociale, lidershipi dhe komunikimi BMC, kompetencat ndërkulturore |
[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=mFcCwWxYxvg[/embedyt]
Burimi/SCAN