{:al}
Instituti Shqiptar i SME-ve – SME Albania – në bashkëpunim me Köstinger Consulting ju njofton organizimin e edicionit të parë të Akademisë Verore të SME-ve në datat 10–15 korrik 2017, në Qendrën Rinore Tiranë.
Akademia Verore e SME-ve është një program 6-ditor që i ofron SME-ve, bazën e nevojshme teorike dhe praktike që atyre u nevojitet për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta me të cilat përballet ekonomia jonë, për të qenë sa më konkurrues në treg dhe për tu lehtësuar procesin e ndërkombëtarizimit.
Akademia Verore e SME-ve 2017 synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri teknike në tre fusha kryesore:
- Standardet – cilësia, shëndeti dhe siguria, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, inovacioni;
- Parashikimi i shitjeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, aksesi në financim, menaxhimi i burimeve njerëzore;
- Inteligjenca e marketingut, marrëdhëniet me klientët, rrjetëzimi, menaxhimi i mediave sociale, lidershipi dhe komunikimi BMC, kompetencat ndërkulturore.
Të ftuar të veçantë në Akademinë Verore 2017 do të jenë përfaqësues nga Zyra e Këshilltarit ekonomik e tregtar të Ambasadës së Kinës që do të ofrojnë njohuri të dobishme mbi tregun kinez me qëllim promovimin e zhvillimit dhe bashkëpunimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) mes Shqipërisë, Kinës dhe BE-së. Një nga SME-të pjesëmarrëse do të përzgjidhet për të vizituar Kinën dhe për të krijuar networking me sipërmarrje në Kinë.
Në përfundim të Akademisë Verore, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes.
Të gjithë sipërmarrësit që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij programi, mund të kontaktojnë dhe të shprehin interesin e tyre në adresën info@sme.al.
Pjesëmarrja në Akademinë Verore është falas.
Megjithatë, ne i inkurajojmë të gjithë pjesëmarrësit të paguajnë një tarifë simbolike prej 30 Euro që do ti dhurohet Fondacionit Down Syndrome Abania.
Njihuni me lektorët e Akademisë Verore të SME-ve në rubrikën Akademia Verore dhe Agjendën e saj.
{:}{:en}
SME Albania (the Albanian Institute of SMEs), in cooperation with Köstinger Consulting, proudly presents the 1st edition of the SME Summer Academy on July 10 – 15th, 2017 at Qëndra Rinore Tiranë.
The SME Summer Academy is a 6-day-blended programme to give SMEs, the necessary theoretical base and practical grip they need to react to the rapid changes that our society is facing. Many enterprises face increased competition, tougher regulations or are branching out to embrace new market segments.
The SME Summer Academy 2017 seeks to equip participants with technical know-how in three main areas:
– Process execution (Standards- Quality, Health and safety, Supply chain management, Innovation in firms)
– Business literacy (Cash flow management, Sales forecast, Intellectual property rights. Access to Finance, Human resource management)
– Communication (Marketing, Branding, online marketing, Customer relations, networking, Social media management, Leadership and communication BMC, Intercultural competence)
SME Albania will be honored to welcome the Economic and Commercial Counselor Office representatives of the Chinese Embassy to the SME Summer Academy 2017. The aim is to provide the participants with useful insights on the Chinese market and promote development and cooperation of SMEs between Albania, China and EU. Under the auspices of the Chinese Embassy, an opportunity to visit China and network with successful Chinese enterprises will be offered to one of the participating SMEs in the SME Summer Academy 2017.
At the end of the Summer Academy, participants will receive a certificate of participation.
All interested entrepreneurs are invited to contact SME Albania and express their interest for participating in the e-mail address: info@sme.al.
Participation in the Summer Academy is free.
However, we encourage all participants to pay a symbolic fee of 30 Euro, which will be donated to the Down Syndrome Abania Foundation.
Meet the lecturers of the Summer Academy of SMEs in the Summer Academy section and it’s Agenda.
{:}