59% e të rinjve shqiptarë janë të prirur drejt sipërmarrjes. Megjithatë shumë pak prej tyre dinë nga t’ia nisin.
“Shpk, Sha, qasje në kredi: janë koncepte të panjohura për pjesën më të madhe prej tyre. Kjo për faj të një sistemi trajnimi shumë teorik dhe jo-praktik, boshllëqet e të cilit po përpiqemi të përmirësojmë “, -tha Znj. Loretta Chiarini e Akademisë BLG, një Akademi e lindur në Torino në vitin 2003 dhe e angazhuar në trajnimin e sipërmarrjes.
Shoqata sot bashkëpunon me Youth Business International (YBI), rrjetin global të organizatave të pavarura jofitimprurëse që ndihmojnë të rinjtë për të filluar dhe zhvilluar aktivitetet e tyre të biznesit dhe Fondacionin Citi, i cili investon në përfshirjen financiare dhe zhvillimin e mundësive për punësim, paraqesin: “Expanding Youth Economic Opportunities through Enterpreneurship ” (“Zgjerimi i Mundësive Ekonomike të Rinisë Përmes Sipërmarrjes”).
Marrëveshja me SME Albania – një shkollë e formimit të sipërmarrësve në sektorin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme – ka në thelb sfidën, mbështetjen në një mjedis dinamik dhe vullnetin për të dalë nga vështirësitë e viteve të mohuara të së kaluarës komuniste. Të gjitha këto arsye kanë nxitur një grup entuziast të rinjsh, të gjithë nën tridhjetë e pesë vjeç, për të krijuar këtë format të suksesshëm trajnimesh praktike që harmonizohet në mënyrë të përkryer me formatin e Akademisë BLG.
Ky është një projekt i projektuar për të mbështetur të rinjtë që duan të bëhen sipërmarrës me një qasje shumë-vendesh të gatshëm për të shpërndarë përvojat, metodologjitë dhe praktikat më të mira nga Spanja në Holandë, nga Franca në Gjermani deri në Suedi, duke kaluar në mënyrë të pashmangshme në Itali.
“Modeli është formati “Up to Youth” (“Deri në Rini”), të cilin tashmë e kemi testuar vitin e kaluar me një pjesëmarrje të habitshme: shumë tridhjetëvjeçarë, të diplomuar, por jo vetëm, të cilët bashkuan energjitë e tyre, për të cilat kemi qartësuar dyshimet dhe i kemi mbështetur në fillimin e kompanisë “- vazhdon Federica.
Në fakt, ka pasur disa aktivitete të biznesit të vogël dhe disa fillime në fushën e teknologjive të reja që nga edicioni i kaluar, çka tregon se sa e rëndësishme dhe delikate është faza e trajnimit para çdo hapje të re.
Deri më sot, në veçanti, anëtarët e YBI kanë ndihmuar më shumë se 100,000 të rinj të krijojnë biznesin e tyre dhe 70% e këtyre bizneseve, pas tre vjetësh, janë ende aktive.
Suksesi shpresohet të përsëritet me programin e ri i cili, sipas qëllimeve, do ti ofrojë të mësuarit për sipërmarrjen mbi 50 të rinjve në dy vitet e ardhshme, duke i ndihmuar ata që të fillojnë ose të zhvillojnë 50 biznese të reja.
Të gjitha palët e interesuara do të pranohen për të marrë pjesë pa pagesë duke dorëzuar aplikimet e tyre.
Së shpejti, SME Albania do të publikojë informacionin për aplikimet dhe axhendën e Akademisë.