Në Gusht 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, duke u rritur me 12,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 25,6 %, në krahasim me Korrik 2017. Importet e mallrave në Gusht 2017 arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 6,0 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 10,1%, në krahasim me Korrik 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 31 mld lekë, duke u rritur me 2,8 %, krahasuar me Gusht 2016 dhe me 2,5 %, në krahasim me Korrik 2017.
Në tetë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 177 mld lekë, duke u rritur me 12,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 400 mld lekë, duke u rritur me 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 223 mld lekë, duke u rritur me 1,6 %, krahasuar me 2016.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Rritja vjetore e eksporteve prej 12,0 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +6,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +3,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +2,3 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,1 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë këtij tetëmujori janë rritur me 12,8 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +3,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve, nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup.