Ndryshimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në Mars 2017 është 3,8 %. Ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 8,5 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “Transport” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,5 %, etj.
Në muajin Mars 2017, ndryshimi mujor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është 0,6 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”.
Krahasimi midis IÇK-së dhe IHÇK-së
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsmunit (IHÇK) janë të
dizenjuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguar për konsumin e mallrave dhe
shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK
përdoren si matës të inflacionit të konsumit.
– Ngjashmëritë midis IÇK dhe IHÇK
· Qëllimi
IÇK dhe IHÇK matin ndryshimin në nivelin mesatar të çmimeve të një shporte fikse mallrash dhe
shërbimesh të konsumit.
· Sistemi i klasifikimit
IÇK dhe IHÇK përdorin të njëjtin klasifikim të mallrave dhe shërbimeve – Klasifikimi Evropian i Konsumit
Individual sipas Qëllimit (ECOICOP)
· Shpenzimet dhe burimi i të dhënave të shpenzimeve
Përfshihen vetëm shpenzimet brenda territorit të Shqipërisë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet
(“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF) dhe Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të
Konsumit Final të Familjeve (HFMCE).
· Të dhënat e çmimeve
IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njejtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën
klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit.
· Periudha referuese (bazë) t
IÇK dhe IHÇK llogariten duke pasur si periudha muajin Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100)
· Metodologjia
IÇK dhe IHÇK ndjekin të njëjtën metodologji në hartimin dhe grumbullimin e komponentëve të indekseve të
çmimeve që ndjek Rregullorja e Komisionit Evropian (KE), Nr 2494/95, mbi IHÇK, që janë zhvilluar nga
Eurostat (Zyra e Statistikave e BE-së), në bashkëpunim me Institutet Statistikore Kombëtare të vendeve
anëtare të BE-së.
– Dallimet ndërmjet IÇK dhe IHÇK
· Matës të inflacionit të Çmimeve të Konsumit
– IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri
-IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar
përqindjen e inflacionit ndërmejt vendeve.
· Mbulimi i produkteve
– IÇK përmban 332 produkte
– IHÇK përmban 331 produkte (qiraja e imputuar nuk është element i shportës)
Për t’u konsultuar me botime të tjera, vizitoni faqen e INSTAT: http://www.instat.gov.al/