Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Rrjetin e Konsulentëve Shqiptarë (ACN) organizuan një forum biznesi për sipërmarësit në Shqipëri me temën “Si të mbështesim ndërkombëtarizimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme“. Me fonde nga Bashkimi Evropian, BERZH po implementon programin Këshillimor për Bizneset e Vogla në Shqipëri duke ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kenë akses në zhvillimin e njohurive dhe aftësive, në mënyrë që të bëhen më inovativë, konkurues dhe të rriten duke u lidhur me konsulentë vendas dhe ndërkombëtarë. Në kuadrin e zbatimit të strategjisë së BERZH-it 2016-2019, për Shqipërinë, krahas projekteve të rëndësishme në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, një vëmendje e veçantë i kushtohet mbështetjes për rritjen e konkurrueshmërisë të sektorit privat, për ndërtimin dhe zhvillimin e shpirtit të sipërmarrjes”. Në kuadër të projektit të financuar nga BE, nëpërmjet instrumentit IPA, po zbatohet projekti “Small Business Support in Albania” nga BERZH. Objektivi kryesor i projektit është forcimi i konkurrueshmërisë dhe produktivitetit të bizneseve të vogla e të mesme në Shqipëri, nëpërmjet disa objektivave specifike si: përmirësimi i performancës së SME-ve duke ofruar këshillim nga ekspertë ndërkombëtarë dhe konsulentë lokalë; transferimi i know-how tek SME-të përmes përhapjes së praktikave të mira dhe modeleve te suksesit; forcimi i cilësisë së shërbimeve të ofruara nga bizneset lokale. Ndërkohë, janë gati 75 kompani që kanë përfituar nga kjo asistencë teknike dhe kanë mundësuar që të rrisin dhe të përmirësojnë procesin e punës, duke u bërë promotor të eksporteve. Vura re shifrat e kompanive që ju keni ndihmuar, 50% e këtyre kompanive e kanë dyfishuar eksportin e tyre. Edhe xhiroja e këtyre 75 kompanive është rritur me 28%. Ndërkohë që shtimi i proceseve të punës, përmirësimi i produktivitetit, shtimi i eksportit ka bërë të mundur që të gjenerohen vende të reja pune në këto kompani.
Burimi ATSH
Category: Njoftime
Share this post