{:al}
Ndonëse nuk është një produkt i konsumit të përditshëm, uthulla s’mund të mungojë në kuzhinën tonë, aq më tepër kur ajo prodhohet në mënyrë natyrale. I tillë është rasti i kompanisë “Agro Fruit” në Korçë, e cila ka nisur me prodhimin e uthullës që në vitin 2010 dhe sot pas rreth shtatë vitesh e ka zgjeruar gamën e prodhimit me tre variante të reja: uthullën klasike, uthullën medicinale dhe uthullën me mjaltë.
Uthulla medicinale ka në përbërje të saj bimë medicinale si rigoni, rozmarina, kanella, degëza bredhi apo rozmarina, të cilat janë tejet të pasura me vitaminë C. Kjo lloj uthulle ka aromë të veçantë dhe veti kurative për një sërë sëmundjesh, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti.
Ndërkohë uthulla me mjaltë është një patentë shumë e njohur në SHBA dhe natyrisht me veti kurative, jo thjesht për përdorim në kuzhinë. Për shkak të prodhimit në mënyrë natyrale duke u bazuar te një metodikë hungareze, këto lloje uthulle dallojnë shumë nga marka të tjera që mund të jenë në treg, qoftë vendase apo nga ato që futen përmes importit. Kompania “Agro Fruit” në Korçë është një tjetër histori suksesi “Made in Albania”. Nisi fillimisht si një punishte e vogël që merrej me përpunimin e mollës jeshile, për të vijuar më pas me prodhimin e uthullës, e cila jo vetëm është e preferuar në tregun vendas, por eksportohet edhe në shumë vende të tjera të botës. Ky është një rast që mund të frymëzojë të tjerë sipërmarrës vendas për të rritur më tej ndërmarrjet dhe shtuar gamën e produkteve “made in Albania”.
{:}{:en}
Although it is not a daily consumer product, vinegar cannot miss in our cuisine, moreover when it is produced in a natural way. This is the case of the company “Agro Fruit” in Korca, which has begun with the production of vinegar since 2010 and today after about seven years it has expanded its production with three new variants: the classic vinegar, medicinal vinegar and vinegar with honey.
Medicinal vinegar is composed of medicinal plants like oregano, rosemary, cinnamon, fir branches, which are extremely rich in vitamin C. This type of vinegar has a special flavor and curative properties for a variety of diseases, especially for those suffering from diabetes.
Meanwhile vinegar with honey is a very recognizable patent in the US and of course it has curative properties, not just for use in the kitchen.
Due to the natural production based on a Hungarian methodology, these types of vinegar are different from other brands that may be in the market, be they local or from those who enter through imports.
The company “Agro Fruit” in Korca is another success story “Made in Albania”. It first started as a small manufactory which dealt with the processing of green apple, to continue then with the production of vinegar, which is preferred not only in the domestic market but also exported to many other countries of the world.
This is a case that can inspire other local entrepreneurs to increase further their enterprises and the range of the products “Made in Albania”.
{:}