Në Korrik 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 9,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9,4 %, në krahasim me Qershor 2017. Importet e mallrave në Korrik 2017 arritën vlerën 55 mld lekë, duke u rritur me 9,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 3,7 %, në krahasim me Qershor 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 8,9 %, krahasuar me Korrik 2016 dhe duke u ulur me12,3 %, në krahasim me Qershor 2017.
Në shtatë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 158 mld lekë, duke u rritur me 12,9 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 350 mld lekë, duke u rritur me 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 192 mld lekë, duke u rritur me 1,4 %, krahasuar me 2016.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rritja vjetore e eksporteve prej 9,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “tekstile dhe këpucë” me +5,6 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me +3,6 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me +3,3 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,9 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë këtij shtatë mujori janë rritur me 12,9 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “materiale ndërtimi dhe metale” me +5,0 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +3,9 pikë përqindje, “ushqim, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve, nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup.