“Regjistri i ndërmarrjeve në Shqipëri për vitin 2023” përmban të dhëna statistikore për njësitë ekonomike aktive që ushtrojnë aktivitet ekonomik brenda territorit të Shqipërisë. Këto ndërmarrje aktive në vendin tonë, bazuar edhe në shifrat zyrtare të publikuara nga INSTAT, paraqiten si më poshtë:
- 130.338 është numri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2023 duke shënuar një rritje prej 4,1% krahasuar me vitin 2022;
- 13.636 ndërmarrje janë regjistruar gjatë vitit 2023, nga 15.700 të regjistruar gjatë vitit 2022;
- 86,2% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, nga 86,5% që ishin respektivisht në vitin 2022;
- Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve;
- 5,3% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, nga ku 43,6% e tyre janë me origjinë nga Italia, 7,5% nga Kosova dhe 5,8% nga Turqia;
1-4 | 5-9 | 10-49 | 50+ |
111.938 | 9.035 | 7.318 | 2.047 |
NDËRMARRJET AKTIVE SIPAS AKTIVITETIT EKONOMIK/ TË DHËNA STATISTIKORE
Gjithsej Regjistruar 2023
Gjithsej | 130.338 | 13.636 |
Bujqesi,pyje,peshkim | 1.405 | 121 |
Industria | 9.672 | 871 |
Ndertim | 6.955 | 1056 |
Tregtia | 44.267 | 3.495 |
Transporti dhe magazinimi | 6.400 | 625 |
Akomodimi dhe shërbimi ushqimor | 17.962 | 1.771 |
Shërbime të tjera | 38.299 | 1.089 |
Informacioni dhe komunikacioni | 5.378 | 1.089 |
STRUKTURA EKONOMIKE E NDËRMARRJEVE PËR VITIN 2023 (PËRJASHTUAR FERMERËT)
Në grupin “Prodhues të të mirave”, sektori i industrisë ka ndikimin më të madh në ekonominë e vendit tonë. Kontributi i industrisë paraqitet qartë përkatësisht në:
- numrin ndërmarrjeve aktive gjithsej me 7,4%;
- numrin e të punësuare gjithsej me 18,2%;
- numrin e të punësuarve me pagë me 19,9%;
- xhiron vjetore të realizuar me 20,8%;
Në grupin “Prodhues të shërbimeve” operojnë 86,2% e ndërmarrjeve aktive, duke realizuar kështu 65,9% të xhiros vjetore. Në këtë grup ndërmarrjesh, rolin kryesor e luan tregtia (kryesisht tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve). Të punësuarit gjithsej në tregti zënë 19,1% të numrit të të punësuarve gjithsej. Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera. Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2023. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 40,8%.
Rreth 85,9% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22,6% në punësim dhe 20,2% në realizimin e xhiros vjetore.
Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,6% të totalit të ndërmarrje, punësojnë 50,0% të të punësuarve gjithsej, dhe realizojnë 45,3% të totalit vjetor të xhiros.
Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 65,6% e ndërmarrjeve. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 61.602 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.408 ndërmarrje. Mbizotërimi i grupit të prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet. Në qarqet Tiranë dhe Durrës janë përqendruar 58,2% e grupit të prodhuesve të shërbimeve./INSTAT