{:al}Instat ka publikuar studimin e rradhës mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), në Shqipëri për vitin 2015. Statistikat shprehin se:
- 99,9 % të ndërmarrjeve aktive e zënë NVM. Sektori i tregtisë mbizotëron në numrin e ndërmarrjeve aktive me 43,1 %, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 19,3 %. Përqindjen më të ulët e ka sektori i industrisë nxjerrëse me 0,6 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me po 0,6 %.
- 81,3 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM. Tre janë sektorët që punësojnë mbi 50 % të të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme; sektori i tregtisë mbizotëron me 24,5 %, i ndjekur nga sektorët e shërbimeve të tjera me 16,0 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 14,2 %. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,5 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,3 %.
- 77,6 % të shitjeve neto realizohen nga NVM. Sektori i tregtisë mbizotëron me 44,3 % të shitjeve neto. Sektori i ndërtimit është sektori i dytë me përqindjen më të lartë prej 9,3 %, i ndjekur nga sektori i industrisë përpunuese prej 8,2 %. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve neto të realizuara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është sektori i industrisë nxjerrëse me 1,4 %.
- 66,5 % të investimeve kryhen nga NVM. Ndryshe nga treguesit e tjerë, sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 21,1 %. Sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 1,1 %.
- 66,3 % të vlerës së shtuar realizohet nga NVM. Sektori që zë përqindjen më të lartë në vlerën e shtuar është sektori i tregtisë me 22,2 %, i ndjekur nga shërbimet e tjera me 11,5 %, ndërtimi me 10,1 % dhe industria përpunuese me 10,0 %. Sektorët me përqindjen më të ulët janë sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,2 % dhe sektori i industrisë nxjerrëse me 2,5 %. /INSTAT
{:}{:en}Instat ka publikuar studimin e rradhës mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), në Shqipëri për vitin 2015. Statistikat shprehin se:

{:}