Gjirokastër 2026

Panairi i Agroturizmit dhe Produkteve Lokale të Kulinarisë Gjirokastrite

Fermerë, prodhues dhe bujtina prezantuan produktet e zonës — dhe recetat tradicionale të Labërisë, Lunxhërisë, Gjirokastrës, Libohovës dhe Zagorisë.

Panairet e agroturizmit

Produktet lokale në qendër të vëmendjes

Fermerë, prodhues dhe bujtina prezantuan produktet e zonës për vizitorët vendas dhe të huaj, në kuadër të panaireve agroturistike të organizuara gjatë festivalit.

Festivali i kuzhinës tradicionale solli gatimet e Labërisë dhe Lunxhërisë, në bashkëpunim me shkollat e kulinarisë dhe universitetet.

Aktivitetet kryesore të Festivalit

Panairi i Agroturizmit dhe Produkteve Lokale

01

Ekspozitë dhe panair produktesh lokale

Fermerët, artizanët dhe bizneset rurale ekspozuan produkte agro-ushqimore: djathë, verë, vaj ulliri, mjaltë, fruta të thata dhe produkte artizanale.

02

Sesione degustimi dhe prezantimi

Produktet tradicionale të shoqëruara me shpjegime mbi origjinën, procesin e prodhimit dhe certifikimet cilësore.

03

Demonstrime të praktikave tradicionale

Praktika bujqësore dhe blegtorale, si përpunimi i qumështit, prodhimi i vajit të ullirit dhe punimet artizanale.

04

Takime B2B dhe networking

Mes fermerëve, operatorëve turistikë, restoranteve dhe distributorëve për krijimin e partneriteteve.

Video

Gatimet tradicionale në video

Momente nga Festivali i Kulinarisë Tradicionale — përgatitja e gatimeve karakteristike të zonave të përfshira në projekt, me pjesëmarrjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

  • Përgatitja e pëtëve dhe gatimet në saç
  • Degustime me produkte lokale
  • Vizitorët në rolin e kuzhinierëve
Aktivitetet kryesore të Festivalit

Festivali i Kulinarisë Tradicionale

01

Konkurs gatimi

Për receta tradicionale të Labërisë dhe Lunxhërisë, me pjesëmarrjen e kuzhinierëve lokalë, grave rurale dhe të rinjve.

02

Show-cooking

Nga shefa kuzhine kombëtarë dhe ndërkombëtarë, me fokus në inovacionin gastronomik dhe përdorimin e produkteve lokale.

03

Workshop-e kulinare

Sesione trajnimi për operatorët e agroturizmit mbi standardet e sigurisë ushqimore, prezantimin e menusë dhe marketingun gastronomik.

04

Mini-guida gastronomike

Publikimi i një mini-guide gastronomike (broshurë ose digjitale) me receta tradicionale dhe histori lokale.

Mini-guida gastronomike

Receta tradicionale

Në kuadër të Festivalit të Kulinarisë Tradicionale, u prezantuan dhe u dokumentuan receta karakteristike të secilës zonë të përfshirë në projekt – Labëri, Lunxhëri, Gjirokastër, Libohovë dhe Zagori – si pjesë e mini-guidës gastronomike të publikuar në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulinare lokale.

Labëri

Lakror me hithra dhe djathë

Përbërësit

  • 500 g miell
  • 300 g hithra të njoma
  • 250 g djathë i bardhë
  • 2 qepë
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Ujë

Përgatitja

  1. Zieni hithrat për 2–3 minuta dhe grijini.
  2. Kaurdisni qepën në vaj, shtoni hithrat dhe më pas djathin.
  3. Përgatisni pëtët e holla.
  4. Vendosni mbushjen mes pëtëve.
  5. Piqeni në saç ose në furrë në 200°C për rreth 40 minuta.
Lunxhëri

Qifqi

Përbërësit

  • 300 g oriz
  • 4 vezë
  • Nenexhik i freskët
  • Piper i zi
  • Kripë
  • Vaj

Përgatitja

  1. Zieni orizin dhe lëreni të ftohet.
  2. Përziejeni me vezët, nenexhikun, kripën dhe piperin.
  3. Lyeni tavën tradicionale të qifqive me vaj.
  4. Mbushni format dhe piqini në 180°C për 25–30 minuta.
Gjirokastër

Oshaf

Përbërësit

  • 300 g fiq të thata
  • 1 litër qumësht deleje
  • Niseshte
  • Sheqer sipas dëshirës
  • Kanellë

Përgatitja

  1. Zieni fiqtë derisa të zbuten.
  2. Trasheni qumështin me pak niseshte.
  3. Bashkojeni me fiqtë.
  4. Aromatizojeni me kanellë dhe shërbejeni të ftohtë.
Libohovë

Kukurec

Përbërësit

  • Zorrë qengji të pastruara
  • Mëlçi, mushkëri dhe zemër qengji
  • Kripë
  • Piper
  • Rigon
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Prisni të brendshmet në copa të vogla.
  2. Rregullojini me erëzat.
  3. Mbështillini me zorrët.
  4. Piqini ngadalë në hell ose në furrë derisa të marrin ngjyrë të artë.
Zagori

Byrek me kungull

Përbërësit

  • 500 g kungull
  • 400 g miell
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Pak sheqer (opsionale)
  • Kanellë (opsionale)

Përgatitja

  1. Grini kungullin dhe shtrydhni lëngun.
  2. Përziejeni me pak vaj, kripë dhe sipas dëshirës sheqer e kanellë.
  3. Hapni pëtët dhe vendosni mbushjen.
  4. Piqeni në 200°C për 40–45 minuta.

Këto receta janë ndër gatimet më përfaqësuese të traditës kulinare të Labërisë, Lunxhërisë, Gjirokastrës, Libohovës dhe Zagorisë dhe vazhdojnë të përgatiten në familjet e këtyre krahinave, duke ruajtur dhe transmetuar identitetin gastronomik lokal për brezat e ardhshëm.

Foto galeri e aktiviteteve

Momente nga panairet, festivali i kuzhinës dhe eksperiencat agroturistike.

Në media

Panairi në media

Reportazh i RTSH Gjirokastra për Panairin e Agroturizmit dhe Produkteve Lokale — fermerët, degustimet dhe kulinaria tradicionale gjirokastrite.

Shiko në YouTube

Pjesë e projektit “Festivali Ndërkombëtar i Agroturizmit, Kulinarisë dhe Trashëgimisë Kulturore – Gjirokastër 2026”, zbatuar nga SME Albania.