Shumëkush i ka parë por shumë pak e dinë… Objekte dekorues në pazarin e Ri të Tiranës dhe objekte të tjera të vendosura përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit”, tërheqin herë pas here vëmendjen e qytetarëve, por askush nuk e ka ditur autorësinë e tyre. Ai është skulptori Ergys Krisiko që me krijimtarinë e veçantë tërhoqi dhe vëmendjen tone gjatë fushatës ndërgjegjësuese në mbrojtje të produkteve shqiptare gjatë festave të fundvitit nën moton “Festo Shqip”.  Natyra dhe arti sot janë bërë NJË, ky është light motivi i  Krisiko Art, sipërmarrjes së dekorit dhe eventeve që administrohet nga Isida Plumbi dhe Ergys Krisiko.

Krisiko ART, vepron dhe mendon deri në detaje duke përdorur  elementët unikë, të punuar me dorë, të personalizuar, dhe elementët e natyrës, kjo është arsyeja që e bën të veçantë këtë sipërmarrje dhe të suksesshme në treg.

Krisiko ART, sipërmarrja e dekorit