Në një raport të prezantuar së fundmi, “Indeksi i Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale” – DESI – mund të gjejmë sfidat me të cilat përballet Europa kur vjen fjala te infrastruktura, përdorimi dhe aftësitë në TIK. Nëse do të fokusohemi në mënyrën sesi bizneset e vogla e përdorin internetin dhe mundësitë që gjejnë në Ekonominë Dixhitale, kjo është aktualisht dramtatike.
Raprorti i referohet SME-ve në një përqindje të vogël – por nëse kontrollojmë Mikro bizneset, ato janë edhe më keq, dhe nëse nisemi nga një persprektivë më positive, SME-të në Europë mbartin një “thesar” në zhvillimin e mundësive të biznesit – i cili pret të zbulohet.
“e-Commerce, një mundësi e humbur nga bizneset e vogla: 65% e përdoruesvve europianë të internetit bëjnë blerje online, por vetëm 16% e SME-ve shesin online aktualisht – dhe vetëm gjysma e tyre arrijnë të shesin online përtej kufijve (7.5%).
Për ti dhënë zgjidhje kësaj cështje, Komisioni Europian prezantoi në dhjetor kontratat dixhitale, në mbrojtje të konsumatorëve që blejnë online dhe në ndihmë të bizneseve për të zgjeruar shitjet e tyre online.
Komisioni do të dalë me një paketë legjislative në muajin maj, me synim zhvillimin më tej të e-commerce.
Kjo paketë do të përfshijë masa të cilat do t’i japin zgjidhje gjeo-bllokimit të pajustifikuar, për të përmirësuar transparencën e tregjeve ndërkufitare, si dhe zbatimin më të mirë të rregullave të konsumit të BE-se përtej kufijve.
Si gjithmonë, fokusi do të jetë në “tregjet DHL” përtej kufijve – por informacioni për sa i përket shërbimeve mbetet i limituar. Siç mund të shohim, të paktën një pjesë e madhe e SME-ve janë duke zhvilluar biznesin e tyre në bazat e Shërbimit Dixhital (në këtë rast rregullat dhe ligjet janë edhe më të vështira për t’u kuptuar), dhe ne duhet ta ngrejmë këtë çështje për të kuptuar nevojat që kanë programet dhe fondet europiane dedikuar SME-ve.
Diagrami i mëposhtëm tregon pozicionin e vendeve të Europës sipas indeksit DESI dhe na jep një ide për progresin e bërë. Do të ishte shumë interesante të analizonim këtë diagram dhe të kuptonim situatën aktuale të SME-ve.
Lagging ahead: të avancuara
Running ahead: drejt progresit
Falling behind: rënie
Catching up: rekuperim
//SMEACADEMY.EU