Thirrje për aplikime
Akademia e SME-ve 2021: TREGTIA ONLINE– Sfidat e SME-ve
Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer do të organizojnë trajnimin e sipërmarrjeve me temë: TREGTIA ONLINE–Sfidat e SME-ve
Sipërmarrje të vogla dhe të mesme do të kenë mundësinë të pajisen me njohuritë bazë lidhur me tregtinë online, barrierat tregtare, standardet, marketingun online, aksesin në financa, praktikat ndërkombëtare të të bërit biznes, në veçanti me Bashkimin Europian, etj. I gjithë informacioni do të ofrohet nga ekspertë të fushave kryesore të digjitalizimit, të e-commerce, të fiskalizimit, të marrëdhënieve tregtare, të menaxhimit financiar si edhe nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel qendror.
Shënoni datat dhe merrni me vete dëshirën për tu pajisur me informacionin e detajuar për të rritur produktivitetin në kompaninë tuaj.
Akademia e SME-ve 2021: TREGTIA ONLINE- Sfidat e SME-ve,do të zhvillohet në datat 19, 20 dhe 21 nëntor, në Premium Hotel- Golem, Durrës.
Shpenzimet për transportin, fjetjen dhe ushqimin do tëmbulohen nga organizatorët, të cilët gjithashtu do tëkujdesen të respektojnë të gjithë protokollin e sigurisë lidhur me COVID-19.
Kriteret e aplikimit:
Afati për aplikim
10 nëntor 2021
Maksimumi i numrit të lejuar të pjesëmarrësve është 20